U shpall më i miri i “Euro 2020”, Donnarumma shfaqet në krah të Berlusconit: Nder të takoj presidentin!

Pas një Europiani të suksesshëm, ku veç fitimit të trofeut, u shpall dhe lojtari më i mirë, portieri Gianluigi Donnaruma, është duke shijuar pushimet. Gjatë ditëve të pushimit, ai është takuar me ish-Presidentin e Milanit, Silvio Berlusconin.

Këtë takim e ka konfirmuar vetë portieri, i cili ka ndarë dhe një foto me të në rrjete sociale. “Është gjithmonë një nder dhe privilegj të takoj Presidentin Berlusconi”, shkruan Donnarumma.

22-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i Europianit. Ai priti 2 penallti në finale ndaj Anglisë, si dhe atë deçiziven, që solli në Romë trofeun. Së fundmi është transferuar me parametra zero te Paris Saint Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?