U turpërua në Champions, Barcelona merr vendimin për Valverden
Pavarësisht zhgënjimit në Champions League, Ernesto Valverde do të qëndrojë në krye të Barcelonës. Ka qenë presidenti Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se strategu i njohur do të vijojë në krye të skuadrës blaugrana edhe pse dështuan sërish në Europë ndaj Liverpoolit.
“Është trajneri që duam, ka një kontratë dhe jemi shumë të kënaqur nga ai. Ky është një projekt afatgjatë, planifikimi i sezonit në vazhdim do të kërkojë disa kohë. Kemi transferuar tashmë disa futbollistë, por do të flasim pas finales së Kupës së Mbretit. Objektivi kryesor i joni është La Liga dhe më pas Championsi dhe Kupa”, deklaroi numri një i klubit katalanas. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

