U turpërua në Champions, Murinjo: Ky është futbolli, jeta vazhdon! (VIDEO)

Zhoze Murinjo nuk e bën dramë eliminimin në Ligën  e Kampionëve ndaj Sevijas, pas humbjes në ndeshjen e kthimit 1-2 ndaj Sevijas.

“Eliminimi nuk është një gjë e re për këtë klub. Unë kam qenë dy herë më përpara këtu, me Porton dhe me Real Madrid dhe në të dy rastet, Mançester Junajtid është eliminuar nga Liga e Kampioneve. Mendoj se sot goli i parë do të ishte i rëndësishëm, për shkak të ndeshjes së parë dhe profilit të këtij dueli të luftuar.

Në u munduam të tregoheshim agresivë prej minutës së parë, por Sevilja mbajti topin dhe na e fshehu atë, duke kontrolluar ndeshjen. Pas golit të parë, gjithçka u bë emocionale, goli i dytë e bëri të pamundur përmbysjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një skuadër e shkëlqyer si Totenhem ka të njëjtët objektiva. Liverpuli gjithashtu, ata kanë Champions por nuk kanë Kupën FA për të luajtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i lumtur që lojtarët janë të mërzitur dhe nuk po e fshehin një gjë të tillë. Por të dielën kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme për të luajtur”, tha Murinjo duke e konsideruar si një ngjarje normal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?