FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Udinese-Inter, Spalletti lë në stol Icardin pas fotove nudo

Interi do të ketë një test shumë të rëndësishëm në transfertën ndaj Udineses mbrëmjen e sotme për të qëndruar në zonën Champions. Përballë skuadra friulane është në kërkim të vetëm 3 pikëve, pasi rrezikon shumë rënien nga kategoria.

Trajneri Spalletti i ka surprizuar të gjithë para ndeshjes, duke lënë në stol Mauro Icardin, teksa nga minuta e parë është aktivizuar Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas do të mbështet nga Politano, Nainggolan dhe Perisic. Nuk dihet ende nëse kanë ndikuar fotot nudo të ekspozuar në rrjetet sociale nga Mauro Icardi.

Në krahun tjetër Udinese luan me skemën 3-5-2, teksa Lasagna dhe Pussetto do të kenë detyrën për të vendosur në vështirësi mbrojtjen zikaltër. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?