FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA dorëzohet, VAR më në fund zbarkon në Champions League

VAR është gati për t’u përdorur edhe në Champions League. UEFA më në fund ka dhënë aprovimin e përdorimit të teknologjisë në fushë, pasi është kërkuar nga shumë klube të mëdha, për shkak të gafave të shumta që janë vrenjtur në sezonet e fundit.

Presidenti Ceferin ka qenë kundër teknologjisë, por tashmë duket se pas ngritjes së “zërit” nga Juventusi dhe disa klube, ka vendosur që ta pranojë. Në këtë mënyrë në sezonin ardhshëm do të shohim përdorimin e teknologjisë, ndërkohë që në Europa League, teknologjia do të përdoret një vit më pas. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?