FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA harron Ronaldon, ja formacioni më i mirë i Euro 2020 (VIDEO)

UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të Euro 2020. Pjesa më e madhe e tyre janë nga skuadrat gjysmëfinaliste dhe finaliste. Italia fituese përfaqësohet me plot 5 lojtarë, duke qenë edhe skuadra me më shumë lojtarë në formacion.

Në vendin e dytë është Anglia finaliste, e cila përfaqësohet me tre lojtarë. Në rreshtim kanë merituar nga një vend edhe Pedri i Spanjës, Hojbjerg i Danimarkës dhe Lukaku i Belgjikës. Ajo që bie më shumë se gjithçka në sy është mungesa e Ronaldos.

Portugezi u eliminua që në raundin e 1/8-ve me Portugalinë e tij nga Belgjika, por vetëm katër ndeshje i mjaftuan kapitenit luzitan të shënonte 5 gola e të dhuronte 1 asist dhe të shpallej golashënuesi më i mirë i turneut. Specialistët në vend të tij kanë zgjedhur Lukakun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëtarët e komisionit përzgjedhës të formacionit janë: Packie Bonner, Esteban Cambiasso, Fabio Capello, Cosmin Contra, Corinne Diacre, Jean-François Domergue, Dušan Fitzel, Steffen Freund, Frans Hoek, Aitor Karanka, Robbie Keane, Ginés Meléndez, David Moyes, Mixu Paatelainen, Peter Rudbæk dhe Willi Ruttensteiner.

Swiss Digital Mobile Reklama

FORMACIONI MË I MIRË

Portier: Gianluigi Donnarumma (Italy)

Mbrojtës: Kyle Walker (Anglia), Leonardo Bonuçi (Italia), Harry Maguire (Anglia), Leonardo Spinazzola (Italia)

Mesfushorë: Pierre-Emile Højbjerg (Denmark), Jorginho (Italy), Pedri (Spain)

Sulmues: Federico Chiesa (Italia), Romelu Lukaku (Belgjika), Raheem Sterling (Anglia)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?