FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA heq dorë nga procedurat disiplinore ndaj Realit, Barçës dhe Juves

UEFA ka njoftuar së fundmi se nuk do të ndjekë procedurat disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, tri klubeve të mbetura në mbështetje të projektit t Superligës së Europës. Dy gjigantët spanjollë dhe “Zonja e Vjetër” kishin argumentuar në Gjykatën e Madridit se përpjekja e UEFA -s për t’i sanksionuar për krijimin e një lige separatiste ishte në kundërshtim me Ligjin Evropian të Konkurrencës.

UEFA ka shpjeguar se beson se nuk është në interesin e saj ose në interesin e shoqatave të lidhura me të që të përfundojnë në gjykatë. Institucioni i futbollit evropian njoftoi se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që duhet për të parandaluar formimin e një lige separatiste, duke ruajtur të drejtën për të rifilluar procedurat ligjore nëse projekti, ose ndonjë projekt i ngjashëm, do të rifillojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?