UEFA kërkon që Champions League të luhet në fundjavë

Champions League në të ardhmen mund të zhvillojë ndeshjet të shtunën dhe të dlenë, duke spostuar ndeshjet e kampionatit për në mesjavë. Lajmi jepet nga e përditshmja gjermane SportBild”, që konfirmon planet e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin si dhe nga konfederata e klueve europiane e udhëhequr nga Andrea Agnelli.

Ideja, sipas kësaj mediaje, është për t’i spostuar ndeshjet e këtij kompeticioni nga mesjava në fundjavë, me qëllim që të rritet audienca televizive në mbarë botën. Në disa vende, diferenca kohore e bën të vështirë ndjekjen e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të martën dhe të mërkurën.

Reforma do të nënkuptonte që ligat kombëtare duhet të luajnë më shpesh, gjatë javës. Agnelli, gjithnjë sipas revistës gjermane, pretendon një reduktim të numrit të ekipeve, që luajnë ligat europiane, për të lehtësuar reformat. Sipas “Sport Bild”, Liga Gjermane e Futbollit (DFL) i njeh këto plane dhe është kundër tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?