UEFA mund të dënojë trajnerin dhe presidentin e PSG-së sepse kritikuan arbitrin pas ndeshjes

“Gabimet e arbitrit na kanë kushtuar shumë, arbitri ka ndihmuar Realin”. “Vendimet gjyqtarit na kanë dëmtuar në mënyrë të qartë” … Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Kelaifi dhe trajneri Unai Emeri kanë akuzuar arbitrin italian Xhanluka Roki, duke e fajësuar atë për humbjen 3-1 në duelin e parë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “IUsport portal”, departamenti i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të studiojnë procedurat disiplinore ndaj presidentit dhe trajnerit të PSG-së. Vendimi do të merret këtë të premte, ose të hënën e javës tjetër.

Për raste të ngjashme, UEFA ka dënuar më parë trajnerin Pelegrini për fyerjet ndaj gjyqtarit Jonas Erikson, në duelin ndaj Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?