UEFA ndalon shitjen e biletave për tifozët anglezë në Romë!

Në çerekfinalen ndaj Ukrainës nuk do të lejohet asnjë tifoz nga Britania e Madhe të udhëtojë në Romë, kur do të luhet të shtunën ndeshja në “Olimpico” të Romës. Vendimi është marrë nga UEFA dhe tashmë është bërë zyrtar, ndërsa më herët kishte folur edhe këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lazio-s.

“Ndeshja e kampionatit Europian më 3 korrik mes Anglisë dhe Ukrainës mund të sjellë rrezik për vendin dhe për këtë arsye për të gjithë personat është e detyrueshme karantina prej 5 ditësh”, tha këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lazio-s, Alessio D’Amato.

Të pranishëm në “Olimpico” mund të jenë vetëm shtetasit anglez që kanë qenë në Itali para datës 28 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?