FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA nuk ndahet këngëtareve shqiptare, nis bashkëpunimin me Rita Orën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora njoftoi në rrjetin social Instagram se ka nisur një bashkëpunim  me UEFA-n në kuadër të fushatës “Së bashku luajmë fortë”, për rritjen e imazhit të futbollit të femrave në botë.

“Kam Lajme! Jam shumë e lumtur që kam bashkuar forcat me UEFA për The Girls Tour, duke celebruar konfidencën femërore, bashkimin dhe aspiratën përmes fuqisë së futbollit dhe muzikës, dy nga dashuritë e mia! Ata kanë shumë projekte të mrekullueshme gjatë këtij viti që të përfshijnë më shumë vajza në futboll. Do t’i ndaj me ju eksperiencat përmes turneut tim”.

UEFA do të jetë një nga sponsorët e turit europian të Rita Orës, ndërsa këngëtarja me famë botërore do të ofrojë mbështetjen e vazhdueshme të saj për fushatën “Together #WePlayStrong”. Pas Dua Lipës, e përzgjedhur për ceremoninë hapëse të “Rusi 2018”, një tjetër shqiptare bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e qeverisë europiane të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?