UEFA “tremb” PSG, hap hetimet për transferimin e Mbappe-s

UEFA ka rihapur disa nga dosjet e skuadrave që kanë thyer rregullat e Fair Play-t Financiar në të kaluarën e për këtë arsye Paris Saint-Germain ka filluar të frikësohet sërish. Kërkesa gjatë verës për llogaritë e klubit francez fillimisht u mbyll, pasi në 13 qershorin e kaluar UEFA vendosi të mos marrë masa ndaj skuadrës kryeqytetase, por kohët e fundit federata europiane ka deklaruar se do t’i analizojnë gjërat më me kujdes, me hetime të mëtejshme pritet të kryhen në ditët e ardhshme.

Ai që ngre më shumë pikëpyetje është më shumë transferimi i Kylian Mbappé sesa ai i Neymar, me këtë të fundit të cilit i njihen të gjitha shifrat e transferimit, më i shtrenjti në historinë e futbollit.

Sulmuesi 19-vjeçar erdhi nga Monaco në formën e huazimit, me të drejtë blerjeje 180 milionë euro, në rast se PSG nuk do të binte nga kategoria. Këto lloj akordesh UEFA nuk i sheh me sy të mirë e për këtë arsye në Paris kanë filluar të shqetësohen më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?