FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA zgjedh Ronaldon si sulmuesin më të mirë në Europë

Cristiano Ronaldo është zgjedhur sulmuesi më i mirë në Kupat e Europës, për sezonin 2017/18 nga UEFA. Golashënuesi më i mirë i historisë së kësaj veprimtarie,u vlerësua  si sulmuesi më i mirë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës me grupe të Ligës së Kampioneve në Montekarlo.

Gjatë verës, Ronaldo kaloi nga Real Madrid te Juventus për rreth 100 milionë euro. Në karrierën e tij ai e ka fituar pesë herë trofeun e Champions League.

Për këtë çmim votuan 32 trajnerët që morën pjesë në fazën me grupe të Champions, 48 trajnerët pjesëmarrës në Europa League dhe 55 gazetarë, një nga secili vend anëtar i UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?