UFC/ Nurmagmedov i papërmbajtshëm, 4 raunde për të mposhtur “mistrecin” McGregor

Grintë kaos dhe në fund një fitues. Khabib Nurmagmedov është fituesi i duelit më të madh të UFC.

Rusi mposhti pas 4 raundeve irlandezin Conor McGregor duke mbrojtur titullin kampion për pesha të lehta dhe vendosur një rekord, 27 ndeshje, 27 fitore.

Në T-Mobile Arena takimi nisi i vrullshëm për rusin që i favorizuar dhe nga forma fizike nënshtroi kundërshtarin, i cili mbahej në këmbë më tepër prej egos se sa prej gjendjes, pasi goditjet e njëpasnjëshme të Nurmagmedov i shkaktuan plagë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë ritëm vijoi dhe raundi i dytë, me Nurmagmedov që dominonte dhe McGregor që tentonte të bënte “mistrecin”, duke gjetur kohën e duhur për t’i dhënë fund “maktheve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjë të cilën e bëri për pak çaste në raundin e tretë pasi i shtyrë dhe nga tifozët vendosi në vështirësi rusin. Megjithatë raundi i katërt foli sërish për Nurmagmedov që zbrazi një artileri grushtesh dhe shkelmash në trupin e McGregor duke mos i lënë alternativa të shumta irlandezit përveçse të dorëzohet.

Por i njohur për karakterin e tij të vështirë McGregor tenton ta zgjas lojën dhe jep “show” në përfundim të takimit, pasi tenton të godas pabesisht kundërshtarin, por Security janë aty për të neutralizuar gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?