FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UFC pezullon McGregorin pas humbjes ndaj Nurmagomedov, ja arsyeja

Conor McGregor është pezulluar nga UFC pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov të dielën në mega-meçin në Las Vegas. UFC ka vendosur ta pezullojë McGregorin nga çfarëdo aktiviteti për një muaj, për arsye mjekësore.

Irlandezi iu dorëzua rusit në raundin e katërt duke e humbur luftën për titullin e kampionit në kategorinë e lehtë në “UFC 229”. Kjo ngjarje e madhe më pas prodhoi skena kaosi dhe të turpshme, me Khabibin që e kapërceu kafazin dhe sulmoi ekipin e McGregorit.

Pasi gjërat u qetësuan pas kësaj ngjarjeje, McGregor kërkoi rimeç, por UFC-ja ka marrë vendim ta pezullojë atë për një muaj. Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të jetohet të garojë deri më 28 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Conor McGregor pezullohet deri më 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?