Unai Emeri qëndron vetëm nëse PSG kalon Realin, në të kundërt vjen … Zidane
PSG-Real Madrid nuk do të jetë një duel i rëndësishëm për të zbuluar ekipin që do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por do të vendosë dhe për të ardhmen e trajnerëve respektiv.
Transferimet e kryera nga francezët në verën e fundit nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Champions League. Eksperienca e Unai Emeri në kryeqytetin Francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit. Nëse një objektiv i tillë përmbushet, aventura e tij në “Parc des Princes” do të vazhdojë.
Sheiku i PSG-së, Naser Al-Kelaifi ka gati emrin e pasuesit. Zinedine Zidane qëndron në krye të listës. Drejtuesi i stolit të klubit mbretëror nuk po kalon një periudhë të qetë dhe zërat se në fund të sezonit ai do të largohet nga drejtimi Realit po shtohen gjithnjë e më shumë. Zidane shihet si pasuesi perfekt i Emeri në krye të ekipit francez.
KOHA JONË SONDAZH

