Under gol “alla Mesi”, Roma fiton në transfertën ndaj Udinezes (VIDEO)

Roma merr 3 pikët e radhës në kampionat. Skuadra verdhekuqe ka vuajtur shumë në transfertën ndaj Udinezes, por ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0. Ndeshja ishte e bllokuar, teksa 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Në fraksionin e dytë, Çengiz Under bën një veprim spektakolare në hyrje të zonës në minuan e 70-të, duke dërguar një të majtë “alla Mesi’, e cila nuk mundi që të ndalej nga portieri Bixarri.

Në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Naingolan rrëmben një top, pason për Perotin, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar golin e dytë për skuadrën e tij. Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 50 pikëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?