United barazim spektakolar me Arsenalin, Tottenham fiton pa vështirësi (VIEO)
Manchester United dhe Arsenal kanë barazuar 2-2 në super sfidën e javës së 15-të të Premier League.
Arsenal që shënoi i parë me Mustafin pas gaftës së De Gea-s në minutën e 26-të. Por Martial barazon rezultatin për miqtë pak minuta më pas . Në pjesën e dytë Lacazette kalon të tijtë në avantazh pak momente pasi ishte futur në fushë në minutën e 68-të, por United barazon përsëri, këtë herë vetëm një aksion më pas me Jesse Lignard.
Minutat e mbetura ishin të luftuara dhe me raste nga të dy krahët, por rezultatin mbeti i pandryshuar. Tottenham fitoi 3-1 ndaj Southampton-it, me gola të shënuar nga Kane, Lucas dhe Son.
KOHA JONË SONDAZH

