United befason PSG, fiton me një “perlë” të Rashford në Paris (VIDEO)

United e nis në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Champions, duke marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj PSG. Një triumf surprizues për skuadrën e Solskjaer, që i shfrytëzoi më së miri rastet për shënim.

Fillimisht do të kalonte në avantazh skuadra angleze. Në minutën e 22-të, United fitoi një penallti, që do të merrej përsipër nga Bruno Fernandes. Portugezi ndalet në tentativën e parë nga Keylor Navas, por arbitri e anulon për shkak se gardiani kishte kaluar vijën e portës. Në tentativën e dytë Fernandes arriti që të shënonte.

PSG reagon vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 55-të, pas një goditje nga këndi Anthony Martial bën një gabim qesharak, pasi e dërgoi topin me kokë në kuadratin e portës së tij. PSG krijoi shanse  të shumta shënimi, duke shpërdoruar raste të pastra me Mbappe, që ndalet edhe nga mrekullitë e De Gea-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, United shënon golin e avantazhit me Rashford. Sulmuesi anglez lëshon një të djathtë të fortë në hyrje të zonës 3 minuta nga fundi i ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?