FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin serb të Fiorentinës

Manchester United ka pasur jo pak probleme në mbrojtje gjatë këtij sezoni, por mesa duket Mourinho e ka gjetur një mbrojtës që mund t’i shërbejë. “Djajtë e Kuq” gati të paguajnë deri në 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.

Jose Mourinho ishte duke ndjekur fitoren e Serbisë mbi Malin e Zi këtë javë dhe u supozua se ai ishte atje për të zbuluar mesfushorin e Lazio-s, Sergej Milinkoviç-Saviç.

“La Nazione” këmbëngul se ai ishte atje për të parë nga afër mbrojtësin e Fiorentinës, Milenkoviç, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit. Ai sapo mbushi 21 vjeç këtë javë dhe verën e vitit 2017 Partizani Beogradit e shiti për shifrën e 5 milionë eurove te klubi italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?