United bën ofertën e parë për Koulibaly, por merr një “jo” nga Napoli
Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi me peshë për në sezonin e ri, për të formuar një dyshe të frikshme me Harry Maguire. Prej javësh përflitet për një interesim të madh për Varane, por transferimi i tij është i vështirë për momentin. Emri i dytë është mbrojtësi Kalidou Koulibaly.
Menaxheri i qendërmbrojtësit i ka paraqitur klubit një ofertë nga Manchester United e cila kap shifrën 30 milionë euro, sikurse informon “Gazzetta dello Sport”. Megjithatë, klubi anglez mësohet se ka marrë një “jo” të prerë nga presidenti napolitan.
De Laurentiis është shumë i shtrenjtë dhe nuk është i gatshëm të bëjë zbritje. Tani gjithçka do të varet nga “Djajtë e Kuq”, të cilët duhet të vendosin nëse do ta rritin ofertën deri në të paktën 50 milionë euro ose të vendosin bast për një mbrojtës të ri.
KOHA JONË SONDAZH

