United fitore me “poker” ndaj Fulham, Arsenali i falet perlës së Torreirës (VIDEO)
Manchester United më në fund është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh në Premier League. Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar 4-1 ndaj Fulham në duelin e vlefshëm për javën e 16-të.
“Djajtë e Kuq” e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola me Ashley Young, Juan Mata dhe Lukakun, ndërkohë që Kamara hapi përkohësisht duelin nga pika e bardhë, pasi 8 minuta nga fundi Rashford shënoi dhe golin e katërt për United.
Fitore shumë të rëndësishme, por të vuajtur mori edhe Arsenali që mundi 1-0 Huddersfield. Sfidën e zgjidhi Torreira 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt me një veprim akrobatik brenda zonës pas një pasimi të Aubameyang. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

