United i tregon derën De Gea-s, kërkon me ngulm portierin e Milanit

Manchester United pritet që të bëjë një mini-revolucion në merkaton e verës. Djajtë e Kuq janë të interesuar për një portier të një niveli të lart, pasi De Gea nuk ofron më garanci. Emri që qarkullon së fundmi në mediat britanike është Gianluigi Donnarumma. Në rast se kuqezinjte nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

 

Sipas “The Sun”, United po mendon për portierin italian, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon, ndërkohë që De Gea me shumë mundësi do të shitet për një shifër që nuk i kalon 75 milionë euro. Gabimet e shumta në ndeshjet e fundit, duket se kanë vulosur fatin e tij, që pritet që jetë në një kampionat tjetër. Një tjetër arsye për t’u larguar është edhe fakti që i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, ndaj dhe rrezikojnë që ta humbasin me kosto zero. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?