United “kopjon” Realin, ja kush do të jetë trajneri i ri i ekipit anglez

Pas humbjes 3-1 ndaj Liverpoolit, Manchester United vendosi të shkarkonte Jose Mourinhon nga detyra e trajnerit. “Djajtë e Kuq” njoftuan se do të emërojnë një trajner të përkohshëm dhe pastaj në fund të sezonit do të bëjnë një zgjidhje afatgjate. Një strategu që ka ndjekur edhe Reali në sezonet e fundit fillimisht me Zidane dhe tashmë me Solarin.

Sipas Sky Sport, do të jetë Michael Carrick trajneri i ardhshëm i Man Utd dhe emërimi i tij do të ndodh brenda 48 orëve. Anglezi ka qenë pjesë e stafit të Mourinhos ndaj dhe njeh mjaft mirë grupin e futbollistëve.

Carrick është pjesë e Man Utd prej 12 sezonesh dhe një nga futbollistët më të mirë në historinë e klubit. Ai ka luajtur në 464 ndeshje duke shënuar 24 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida e ardhshme e United në kampionat do të jetë ndaj Cardiff-it, teksa United mban aktualisht vendin e 6-të me vetëm 26 pikë. Në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve skuadra angleze do të përballet me Paris Saint Germainin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?