United lë nam në Premier League, mundet me poker nga Watford (VIDEO)

4 humbje në 5 ndeshje e fundit. Manchester United nuk di të ngrejë krye në Premier League, teksa sot ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë 4-1 ndaj Watford.

Sarr humbi penallti në minutën e 13-të, me De Gean që e ndali dy herë pas përsëritjes së ekzekutimit. Gjithsesi avantazhi për vendasit nuk do të vononte, pasi Joshua King realizoi në të 28-tën. Në fundin e pjesës së parë, Ismaila Sarr korrigjoi gabimin duke realizoi një gol të bukur.

United u rikthyer në lojë në fillimin e pjesës së dytë me një gol të van de Beek, por Djajtë e Kuq do të fundosnin veten pak minuta më vone, me Maguire që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e ndeshjes, Joao Pedro dhe Dennis fundosën United me dy gola të tjerë, duke i dhënë një goditje të rëndë trajnerit Solskjaer, që rrezikon më shumë se kurrë shkarkimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?