FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United mund për herë të parë Watfordin për këtë sezon, vendosin Lukaku dhe Smalling (VIDEO)

Manchester United ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League pasi ka mundur 2-1 në transfertë Watford-in, një ekip që vinte nga katër fitore në katër javët e para të Premier League.

Romelu Lukaku dhe Chris Smalling, shënuan dy golat e këtij suksesi të rëndësishëm në transfertë. Sulmuesi belg, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 35-të me një gol të veçantë, duke dërguar topin në rrjetë me bark. Tri minuta më vonë ka ardhur goli i dytë i miqve, me Chris Smalling që ka shënuar një gol të mrekullueshëm me gjysmë roveshatë pas një kontrolli të bukur me gjoks. Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 65-të, teksa Gray ka ngushtuar diferencat në 2-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, vendasit u munduan që të barazonin, por portieri De Gea u mohoi barazimin me pritje spektakolare. Kjo ishte humbja e parë për këtë sezon për Watfordin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?