United ndalet ndaj Evertonit, Vertonghen nderon Mourinhon në “frymën e fundit” (VIDEO)

Manchester United i ka dhënë fund serisë së fitoreve radhazi duke u ndalur në një barazim 1-1 ndaj Evertonit. Miqtë do të kalonin në avantazh në minutën e 36-të, falë një gabimi të De Geas dhe më pas një devijimi të topit në portën e tij nga Lindelof. 13 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Mason Greenwood shënoi golin e barazimit.

Tottenham nuk bën gabimin e “Djajve të Kuq”, teksa arriti që të merrte një fitore shumë të vështirë 2-1 ndaj Wolves në transfertë. Moura me golin në minutën e 8-ë, dha përshtypjen se do të ishte një duel i thjeshtë, por Traore do të barazonte me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e parë shtesë, Vertonghen i dha skuadrës së Mourinhos 3 pikët e radhës. /Koha Jone/


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?