United nuk mjaftohet me Casemiron, tenton një tjetër lojtarë nga Reali

Manchester United mund të mos mjaftone me Casemiron nga Real Madridi. Djajtë e Kuq duket se po bëjnë gati dhe një sulm për Marko Asension. 26-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Spanjës dhe Europës.

Mediet spanjolle raportojnë se klubi anglez do të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e Asension, propozim që pritet të pranohet nga presidenti Florentino Perez, i cili e ka nxjerrë prej kohësh në merkato lojtarin spanjoll.

Bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë, ndërkohë që Asensio ka marrë edhe oferta edhe nga disa klube angleze dhe italiane. United shpreson që të mbyllë gjithçka me sukses për të pasur një futbollist më shumë klasi në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?