United për turp, ndalet nga vendi i fundit dhe i thotë lamtumirë Championsit (VIDEO)

Në Angli nuk ka tolerime, as kur bëhet fjalë për ndeshje që nuk ke asnjë objektiv. Huddersfield-i i vendit të fundit, dhe i rënë nga Premier League, ka barazuar 1-1 me Manchester United, duke i nxjerrë “Djajtë e Kuq” jashtë garës për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kanë qenë miqtë që kanë zhbllokuar takimin në minutën e tetë me të riun McTominay, por në minutën e 60-të ka ardhur goli i vendasve me Mbenza pas gafës së Luke Shaw. Vazhdon kështu mallkimi i United, që nuk fiton ndeshjen e fundit në transfertë të një kampionati që nga sezoni 2011-12.

Skuadra e Solskjaer mbetet në vendin e 6-të, katër pikë larg zonës Champions, ndaj dhe sezonin e ardhshëm zyrtarisht nuk do ta shohim në kompetcionin më të rëndësishëm për klube.

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?