United sfidon Barcelonën dhe PSG në garën për brazilian Paqueta

Manchester United i është bashkuar Barcelonës dhe Paris Saint-Germain në garën për firmën e brazilianit Lucas Paqueta. Mesfushori ofensiv, i cili aktualisht luan te Flamengo, është gjithashtu në radarët e Liverpool dhe Manchester City-t, sipas Le10 Sport.

Paqeta është thirrur për të parën herë në kombëtaren braziliane për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe El Salvador javën e kaluar. 21-vjeçari ka debutuar në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Amerikës pasi u fut në fushë si zëvendësues.

Këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola duke dhënë katër asiste në 28 takime për Flamengo-n. Paqueta ka dalë nga akademia e klubit aktual dhe ka dy vite që luan tek ekipi i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?