FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United turpërohet edhe nga West Ham, Mourinho drejt shkarkimit (VIDEO)

Manchester United vijon ecurinë e rezultateve aspak të mira në Premier League. Skuadra e Jose Mourinhos është mundur 3-1 nga West Ham, në duelin e vlefshëm për javën e 7-të.

Ndeshja nisi në mënyr në më të keqe për “Djajtë e Kuq” që e panë veten në disavanatazh që në minutën e 5-të. Zabaleta bën një aksion shumë të bukur në krahun e djathtë, kroson në zonë, atje ku Felipe Anderson me një finte të bukur e dërgon topin në fundin e rrjetës së portierit De Gea. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, vendasit shënuan edhe golin e dytë, me Yarmolenkon që u ndihmua nga devijimi i Lindelof, dhe më pas shkoi sërish në rrjetë.

United nuk arrin të kundërpërgjigjet, teksa në pjesën e dytë do të rihapnin rezultatin me Rashford, i cili shënoi një gol me finte, duke imituar Felipe Anderson. “Djajtë e Kuq” hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, por harrojnë mbrojtjen, teksa Arnautovic u harrua në zonë në minutën e 74-t, duke pasur të thjeshtë për të mposhtur portierin de Gea.

Swiss Digital Desktop Reklama

West Ham pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 12-të me 7 pikë, ndërkohë që United mbetet në vendin e 8-të me 10 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?