Usain Bolt nis karrierën si futbollist: Idhulli im është Cristiano Ronaldo

Atleti i njohur Usain Bolt ka përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e botës së futbollit.

Në një konferencë për mediat pas debutimit, 32 vjeçari është shprehur se po e përdor Cristiano Ronaldon si frymëzim.

“Unë jam një fans i madh i Cristiano Ronaldos. E di që nuk jam i talentuar si Messi. Ai e filloi këtë sport kur ishte i ri, ndërsa Ronaldo ka punuar për të qenë më i miri, dhe kjo është ajo që unë dua të imitoj”- tha Bolt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bolt, i cili është shpallur tetë herë kampion olimpik në sportin e atletikës, ka debutuar me Central Coast Mariners, ku edhe luajti për 20 minuta në një fitore 6-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?