Uzuni: Gati të luaj ku të dojë trajneri, fitojmë ndaj Skocisë
Myrto Uzuni është një ndër futbollistët më në formë të kombëtares sonë. Pas paraqitjes shumë të mirë në Izrael, ai është kandidat për të qenë titullar edhe ndaj Skocisë. Nga Durrësi, ku është grumbulluar kombëtarja, sulmuesi beratas ka folur për sfidën delikate me Skocinë që do të vendosë shumC për pozicionin në grupin e Ligës së Kombeve.
“Sulmi ka lojtarë në formë, edhe Grezda ka shënuar, edhe Kaçe shënoi fundjavën e shkuar. Mendoj se golat do vijnë, nëse luajmë ashtu si luajtëm kundër Izraelit. Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është tek unë, por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithnjë ka qenë kështu.
Humbja në Izrael? Ishte një ndeshje shumë e mirë, por fati nuk ishte me ne. Nëse luajmë sërish ashtu, jam i bindur që do të fitojmë ndaj Skocisë. Pozicioni në fushë? E ka në dorë trajneri, unë jam gati të luaj kudo, nëse i vlej skuadrës.
Goli në kombëtare? Është një kënaqësi e madhe kur shënon në nivel klubi, por me kombëtaren ka një vlerë të shumëfishtë, një lumturi e madhe për vete dhe për gjithë kombin.
Tifozët? Nuk kanë qenë të shumtë në ndeshjet e fundit, por varet edhe nga ne. Nëse kthehemi ku duhet me rezultate, edhe tifozët do të jenë të shumtë në të ardhmen.
Ambienti? Grup i shkëlqyer, kam marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga gjithë skuadra dhe jam i lumtur”, deklaroi Uzuni.
KOHA JONË SONDAZH

