FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni i papërmbajtshëm, shikoni golin që ka shënuar sot në Kroaci (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet. Lokomotiva e Zagrebit ka barazuar me Slaven Belupon 1-1, teksa futbollisti beratas ka qenë sërish protagonist. Belupo ka kaluar e para në avantazh me anë të Gordanas në të 50-n, ndërsa Uzuni 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt ka barazuar duke vënë nderin në vend te skuadra e tij dhe duke treguar se aktualisht është një lider.

Për Uzunin ky ishte gol i katërt në eksperiencën kroate, ndërsa beratasi që është edhe pjesë e përfaqësueses kuqezi është duke i dhënë pikë të rëndësishme skuadrës së tij në kampionatin kroat, ku aktualisht Lokomotiva e Zagrebit është në vendin e dytë me 29 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?