FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni: Kombëtarja një ëndërr, synoj që të shënoj 15-20 gola në Kroaci

Myrto Uzuni një muaj pas largimit nga kampionati shqiptar për në Kroaci, ku edhe tregoi talentin e tij, mori një ftesë nga trajnri i Kombëtares Christian Panucci. Kombëtarja për 23-vjeçarin ishte një miks mes horizontit të largët dhe besimit se me punë gjithçka mund të arrihet. Kuqezinjtë do të përballen në miqësore me Jordaninë e më pas do të luajnë kundër Izarelit në një takim zyrtar të vlefshëm për Uefa Nations League. Debutimi do të ishte qershi mbi tortë, por është Panucci ai që do të vendosë dhe Uzuni është i gatshëm sa herë të kërkohet ndihma e tij.

Në një prononcim që ka dhënë për “Supersport”, talenti i skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit ka pohuar: “E kam ëndërruar që i vogël Kombëtaren, pasi që fëmijë kam qenë një tifoz i saj i zjarrtë. Është ndjesia më e bukur dhe më e veçantë të veshësh fanellën kuqezi dhe të përfaqësosh atdheun tënd. E dija që e kisha vetë në dorë. Tashmë ëndrra ime është bërë realitet dhe mua më duhet që të punoj akoma më shumë. Në qoftë se unë do luaja mirë dhe të shënoja me Lokomotivën e Zagrebit, edhe ftesa nuk do të më mungonte

Aktivizimi me Kombëtaren? Unë do të jap maksimumin tim, kam dëshirë të madhe që të luaj, por është trajneri ai që vendosë se kush luan e kush jo. E rëndësishme është që unë të kontribuoj atëherë kur skuadra do të ketë nevojë. Të ardhmen time e shoh larg Kroacisë. Këtu erdha si për trampolinë, por më pas do të shoh në ndonjë ekip të madh dhe ky është qëllimi kryesor. Dua që të shënoj sa më shumë, e më pas të shitem. Objektivi im është që të shënoj 15-20 gola në Kroaci”, deklaroi Uzuni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?