Uzuni rikthehet si protagonist te Ferencvaros, shënon dopietë

Myrto Uzuni rikthehet te goli te skuadra e Ferencvaros në Hungari pas 6 ndeshjes. Uzuni ishte protagonist me 2 penallti të realizuara në mënyrë perfekte në fitoren e thellë 7-0 të skuadrës së tij ndaj Tokol në fazën e 1/16 në Kupën e Hungarisë.

Një muaj më parë, Uzuni do të shënonte plotë 6 gola ndaj Hatvan në fitoren e thellë 9-0 dhe tani sërish ky kompeticion i vjen si shpëtim për të rigjetur golin. Uzuni me Kombëtaren nuk mundi që të linte gjurmë në grumbullimin e fundit, po shanset për të do të jenë sërish në nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?