Valverde: Messi i ka kthyer në rutinë gjërat e jashtëzakonshme

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli për rëndësinë e Leo Messit në triumfin bindës ndaj PSV Eindhoven, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

“Gjërat që bën Messi në fushën e lojës janë të jashtëzakonshme, por tashmë duken normale për një futbollist si ai, sepse i shohim gjithmonë. Për cilindo prej nesh do të ishin anormale, por ai bën gjëra të jashtëzakonshme, që duken rutinë.

Dembele? Është në një formë shumë të mirë. Kjo lidhet mirë me vazhdimësinë që ka me golin. Ne e dimë rëndësinë e secilit kompeticion, ku marrim pjesë. Në kampionat ka vend edhe për ndonjë hap fals, sepse mund të korrigjohesh rrugës. Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë. Eshtë e qartë se ne nuk mund të dështojmë”, deklaroi Valverde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for valverde messi

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?