Valverde rrit shpresat e Interit, por ruan Messin
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, siguron që Interi nuk duhet të shqetësohet, pasi skuadra e tij dëshiron të triumfojë nesër përballë Tottenham Hotspur.
“Është e vërtetë se do të ketë disa ndryshime nesër,” tha Valverde në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ne jemi kualifikuar tashmë dhe do të pushojmë disa lojtarë pas ndeshjes së së shtunës. E di që Tottenham ka pushuar disa lojtarë në fundjavë, si Harry Kane.
A do të luajë Lionel Messi? Ju dëshironi ta dini 24 orë para? Interi nuk duhet të shqetësohet, ata duhet të luajnë ndeshjen e tyre sikur të ishin kundër Tottenhamit. Ne duam të fitojmë, nuk ka dyshim për këtë.“-përfundoi tekniku argjentinas.
Një deklaratë që vjen vetëm pak orë pasi Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës pranoi se skuadra do të kërkojë vetëm fitoren përballë anglezëve. Barça e ka fituar tashmë grupin B dhe nëse humbin kundër “Gjelave” në “Camp Nou” do të jenë anglezët forca e dytë në grup, duke dërguar Interin në Europa League.
KOHA JONË SONDAZH

