Vangjeli: Duam tre pikët e radhës ndaj Teutës! (VIDEO)
Mbrojtësi Skënderbeut, Kristi Vangjeli ka folur për mediat para ndeshjes së radhës ndaj Teutës. Vangjeli u shpreh se ekipi do kërkojë maksimumin dhe në këtë takim për të vazhduar rrugën drejt titullit.
“Teuta është në një gjendje të vështirë por unë mendoj që nuk e meriton të jetë në atë pozicion. Jemi të përgatitur mirë për të arritur objektivin tonë për ta mbyllur kampionatin sa më shpejt dhe të dalim nga ky takim me 3 pikë. Kemi një grup të jashtëzakonshëm. Besoj se përballjet me ekip e fundit dhe kreut kanë shfaqur diferencat e mëdha por mendoj se shkëputja ka ndodhur për shkak se kemi fituar si brenda dhe jashtë ndaj rivalëve direkte dhe kemi qenë më të mirë.
I pyetur nga mediat si e sheh rivalitetin me Teutën gjatë këtyre viteve, Vangjeli u shpreh: “Ne jemi përgatitur si në çdo ndeshje për të marrë më të mirën, ashtu siç edhe ja kemi dalë në vitet e kaluara ashtu besoj se do ia dalim dhe nesër për të marrë 3 pikët”.
KOHA JONË SONDAZH

