VAR-i ndëshkon sërish Barcelonën

Një program sportiv spanjoll zbuloi se goli i parë i Leganesit ishte në pozicion jashtë loje, në humbjen e papritur të Barcelonës me rezultatin 2-1, ditën e mërkurë. Me anë të pamjeve filmike, “El Chiringuito” zbuloi se Jonathan Silva u nis në pozicion jashtë loje prej 16 centimetrash.

Ky rast vjen vetëm disa ditë pasi Barcelona kritikoi VAR-in pas ndëshkimit me të kuq të Lenglet ndaj Gironës, ndeshje që katalanasit e barazuan 2-2 në Camp Nou. “Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agression”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?