FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“VAR” shpëton Milanin, kuqezinjtë ndalen edhe ndaj Frosinones (VIDEO)

Milan vazhdon të vuajë në Seria A, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Frosinones në transfertë. Në pjesën e parë Milani ju afrua golit në minutën e 18-të me Castillejo, i cili gjeti shtyllën. Më pas ekipi i Gattusos shpëtoi në miutën e 39-të falë VAR, që anuloi një gol të Ciano, pas një faulli të Maiello ndaj Calhanoglu, nga ku lindi edhe aksioni.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin më kërkues por shpërdoruan shumë përpara portës, me Higuain që kishte një shans të artë në sekondat e fundit të kohës së rregullt, por sulmuesi argjentinas konfirmoi edhe njëherë momentin negativ që po kalon duke gabuar një 11-metërsh në lëvizje. Në shtesë u desh edhe një ndërhyrje shpëtimtare e Donnarummas ndaj Cianos që Milani të mos dilte pa pikë nga kjo transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?