FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Varane: Dhashë gjithçka te Reali, United skuadër me shumë potencial!

Raphael Varane ishte një nga largimet e bujshme të Realit të Madridit në merkaton e kësaj vere. Pas Sergio Ramos edhe qendërmbrojtësi francez vendosi të braktisë “anijen” merengues duke u transferuar te Manchester United për shifrën e 40 milionë eurove.

“Nuk ishte një vendim i marrë nga një ditë në tjetrën. Më është dashur të mendohem mirë. Doja të largohesha në mënyrën më të mirë nga Los Blancos. Te Reali kam dhënë gjithçka dhe për këtë arsye kërkoja një sfidë të re, emocione të tjera, për këtë arsye zgjodha të isha pjesë e një kampionati fantastik si Premier League.

Këtu klubet ashtu si në Madrid presin shumë nga afrimet e reja dhe presioni është maksimal. Ashtu si edhe te Reali edhe te Manchester United duan të fitojnë gjithmonë dhe dy rezultatet e tjera si barazimi, ashtu edhe humbja konsiderohen rezultate negative. Në skuadër kemi talent por edhe eksperiencë. Jemi të bindur se do të bëjmë mirë. Duhet të besojmë në potencialin tonë, dhe të jemi ambiciozë”, deklaroi fillimisht Varane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?