Varane konfirmon të ardhmen e tij, befason skuadrat e mëdha

Para disa javësh Raphael Varane dukej i sigurt se do të largohej në fund të këtij sezoni, por mesa duket trajneri Zidane ka arritur që ta bindë për të qëndruar, ashtu si edhe Toni Kroos. Në fakt mbrojtësit francez nuk i është propozuar ende rinovimi i kontratës por Varane ka vendosur të qëndrojë te Reali dhe rinovimi mund të vijë në të ardhmen.

 

Në një intervistë për gazetën madrilene Marca, Varane është shprehur se nuk e mendon largimin dhe se do të jetë pjesë e Realit, edhe sezonin e ardhshëm, madje ka premtuar se do të rikthehet të jetë ai dikurshmi. Në këtë mënyrë bien poshtë interesi i skuadrave të modha si PSG, United dhe Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?