Vëllai i Higuain: E vlerësoj sinqeritetin e Pirlos, por duhet t’i jepte një shans!
Gonzalo Higuain stërvitet në Continassa, por e ardhmja e tij pritet të jetë jashtë ekipit torinez. Nicolas, vëllai-agjent i tij, ka folur për mikrofonët e “Tuttosport”.
“Ne prisnim që Pirlo t’i jepte një shans Gonzalo pasi ende po flasim për një sulmues i cili ka shënuar 350 gola vitet e fundit. Për t’i arritur ato duhen dhjetë vjet, por fatkeqësisht, ju harroni gjithçka shpejt. Ambicia e Juventusit është të fitojë Ligën e Kampionëve, por nuk e di sa lojtarë kanë fituar 3 tituj, duke shënuar gjithsej 66 gola.
Ne jemi njerëz të futbollit dhe e dimë që këto gjëra mund të ndodhin. E vlerësuam sinqeritetin e Pirlo, i cili tha atë që mendonte hapur dhe në fytyrë Gonzalos. Kjo nuk ndodh gjithmonë dhe ishte e rëndësishme”.
KOHA JONË SONDAZH

