Vëllai i Paulo Dybala-s: Do të largohet bashkë me disa të tjerë nga Juvja

Paulo Dybala është gjithnjë e më pranë largimit nga Juventusi. Sulmuesi argjentinas është në qendër të thashethemeve në shoqërinë bardhezi, sidomos në debatin mes trajnerit Allegri dhe presidentit Agnelli. Që kur në mbërriti Ronaldo, numri 10 i Juventusit është futur në një spirale depresive, aq sa zgjidhja më e mirë shihet te shitja e tij

Atletico, që drejtohet nga Simeone, kërkon njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i Griezmann. Dybala, për momentin, po shijon disa ditë pushim në Sevilla bashkë me të dashurën e tij. Ndërsa nga Argjentina, vëllai i tij, Gustavo, ka befasuar me deklaratën e tij në një emision televiziv.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tano jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivi i këtij hapi të madh pas është i njohur dhe Gustavo Dybala flet edhe për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri”, ka deklaruar vëllai i sulmuesit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?