Vendi i fundit në renditje, tifozët e Skënderbeut u kërkojnë llogari lojtarëve
Skuadra e Skënderbeut është befasuar sot në stërvitje nga një grup tifozësh të klubit bardhekuq. Në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Kukësit, disa tifozë të Skënderbeut kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar futbollistëve të respektojnë fanellën e ekipit duke patur parasysh situatën e keqe që skuadra e Ahmatajt po kalon në kampionat.
Biseda ka zgjatur disa minuta. Grupi i tifozëve korçarë u bënë thirrje futbollistëve të bëjnë kthesë në sfidën e radhës në shtëpi kundër Kukësit. Mesazhi është kuptuar qartë nga lojtarët. Në emër të ekipit, foli mbrojtësi Vangjel Zguro, i cili u premtoi tifozëve se ekipi do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj verilindorëve.
Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Skënderbeu ndodhet në vendin e dhjetë në kampionat, pozicion që e zbret automatikisht në Kategorinë e Parë.
KOHA JONË SONDAZH

