Vendimtar dhe shembullor, “Pitbulli” shqiptar rinovon kontratën me Grasshoppers

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me Grasshoppers. Mesfushori i kombëtares shqiptare  u rikthye te Grasshoppers në verën e vitit 2021, duke nisur aventurën e tretë me këtë skuadër.

“Pitbulli” shqiptar ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon me skuadrën nga Zyrihu. 32-vjeçari është kapiteni i Grasshoppers, tifozët e duan, ndërkohë që drejtuesit e klubit helvet i kanë zgjatur kontratën deri në vitin 2024.

“Amiri është një pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre, ai luan një rol vendimtar në të gjitha aspektet. Di saktësisht se çfarë do të thotë të jesh në gjendje të luash për Grasshoppers dhe ai e udhëheq ekipin brenda dhe jashtë fushës, me zemrën dhe shpirtin e madh që ka. Jemi të lumtur që rinovuam me një lojtar kaq të rëndësishëm dhe një person shembullor“, deklaroi Bernt Hass, drejtori sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me rinovimin foli edhe “luftëtari” shqiptar: “Ishte një vendim shumë i lehtë për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të luaj edhe një tjetër vit me klubin tim të zemrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?