Vendosën në ‘kasafortë’ kampionatin kundër Atletico-s, tifozët e Barcelonës fajësojnë trajnerin
Me sfidën e fituar kundër Atletico Madrid, Barcelona thuajse vendosi në ‘kasafortë’ kampionatin duke mbetur ende e pamposhtur pas 27 javësh kampionat.
Pavarësisht se sa i takon rezultatit gjithçka ishte perfekte Barcelona nuk doli plotësisht e gëzuar nga kjo ndeshje pasi Andres Iniesta u detyrua të linte lojën në pjesën e parë si shkak i një dëmtimi.
Edhe pse nuk është përcaktuar ekzaktësisht ka shumë mundësi që mesfushori spanjoll të mungojë në sfidën e kthimit të “Champions League” kundër Chelsea që luhet me 14 mars.
Diferenca e krijuar me +8 pikë nga Atletico nuk i ka bërë tifozët e Barcelonës të harrojnë dëmtimin e Inieta-s dhe për këtë kanë fajësuar teknikun Ernesto Valverde.
Disa prej tyre shkruajnë se Iniesta nuk duhet të ishtë përdorur në këtë ndeshje pasi mosha e tij nuk e lejon të aktiviohet çdo 3 ditë.
“Menaxhim shumë shumë i dobët i skuadrës nga Valverde, të humbësh Iniesta-n tani para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit është një goditje e madhe.”
Një tjetër tifoz shkruan: “Trupi i Iniesta-s nuk mund të përballojë më ndeshje çdo 3 ditë. Valverde duhet të kishte qenë më i kujdesshëm në menaxhimin e minutave të aktivizimit të tij. Shumë e rëndësishme veçanërisht kur një klub konkuron në të gjitha frontet si Barça.”
KOHA JONË SONDAZH

