FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ventura jep dorëheqjen nga Chievo pasi mori pikën e parë

Gianpiero Ventura ka dhënë dorëheqjen nga stoli i Chievos, pasi skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, në sfidën e luajtur në “Bentegodi” ndaj Veronës.

Ish trajneri i Italisë, mori drejtimin e Chievos muajin e kaluar dhe pas vetëm 4 ndeshjesh, vendosi të tërhiqet, pasi rezultatet nuk ishin ato që ai priste.

Në 4 ndeshje nën drejtimin e Venturës, Chievo regjistroi 3 humbje radhazi dhe barazimin e sotëm ndaj Bolognës, ndërsa skuadra mbetet në vendin e fundit dhe rrezikon rënien.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi klubi veronez, në një reagim zyrtar, refuzoi të ketë pranuar dorëheqjen e Venturës, duke thënë se ishte një vendim i marrë në gjaknxehtësi, dhe se mbetej trajner i Chievos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?