FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Verrati: Arbitri u tregua bujar me Anglinë, penalltia nuk ishte!

Marco Verrati është futbollisti i radhës që është shprehur kundër vendimit të arbitrit për t’i dhënë Anglisë 11-metërshin që vendosi kualifikimin e tyre. Të dielën do të jetë finalja e madhe përballë “Tre Luanëve”.

“Dje e pamë ndeshjen të gjithë së bashku (Angli-Danimarkë) dhe nëse do të kisha qenë arbitër nuk do ta kisha dhënë penalltinë. Unë mendoj se ishte një penallti “bujare”, por këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe mund të ndodhin. Sa i përket Sterling, ai është një lojtar fantastik.

Anglia është një ekip shumë fizik por me lojtarë teknikisht shumë të mirë, ata meritonin të luanin në këtë finale. Do të jetë një finale, një ndeshje ku të dy skuadrat duan të fitojnë ashtu siç është e drejtë. Do të gjejmë një ekip të shkëlqyer përballë, ata luajnë në shtëpinë e tyre, do të ishte një ëndërr për ta të fitonin në Ëembley”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne luajmë një finale evropiane në një stadium të madh, nuk mendoj se mund të gjejmë më shumë stimuj se kaq. Detajet do të jenë thelbësore, duhet të përqendrohemi në lojë dhe të harrojmë pjesën tjetër”, u shpreh Verrati në intervistën e dhënë së fundmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?